
Komentatori politik, Krenar Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, janë tri elemente që tregojnë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është punë e kryer, raporton gazeta10.
“Elementi i parë është gjeopolitik. Plotë segmente të politikës së jashtme, të sigurisë në Evropë janë të interesuara që Kosovën të integrojnë sa me shpejtë dhe të largojnë nga presioni që po i bën Serbia. E dyta, raporti i Dora Bakoyannis ajo thotë se Asociacioni nuk është kusht, por presim nga autoritetet që pas anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës që të merret edhe me këtë pikë. Dhe e treta, këta akter të bashkësisë evropiane dëshirojnë t’ia dëshmojë edhe Serbisë dhe Kosovës që pika e katër ku flet që Kosova do të anëtarësohet në secilën organizatë ndërkombëtare duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, me ja dëshmua të dyja palëve që marrëveshja për të cilën mendoni se ka vdekur në realitet nuk ka vdek”, ka thënë Shala. /Gazeta10/