Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala godet: Nëse Kurti kandidon në Shqipëri, e mund Ramën

Gazeta10
11 April 2024 - 22:21

Komentatori politik, Krenar Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur për ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Maqedonië të Veriut.

Sipas tij, Kurti ka dy strategji pse po përfshihet në këto zgjedhje.

“Ka për qëllim që të shtrijë ndryshimin e Kosovës edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, nuk e di se a do të arrijë, mirëpo këtë e ka qëllim. Po ashtu e ka qëllim qe t’iu tregojë ndërkombëtarëve se unë nuk kam fuqi vetëm në Kosovë”, ka thënë Shala, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se nëse Albin Kurti do të kandidonte për kryeministër të Shqipërisë do ta mposhte edhe Edi Ramën.

Kjo deklaratë ka shkaktuar debat të nxehtë në studion e ‘Politiko’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.