Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sfida e sezonit, të shtunën Ballkani e pret Dritën

Gazeta10
19 April 2024 - 11:00

Derbi i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll do të jetë ai mes Ballkanit dhe Dritës.

Stadiumi i qytetit në Suharekë, do të jetë “arena” në të cilën do të zhvillohet lufta për lidership.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00, teksa në duelet direkte mes këtyre dy skuadrave gjilanasit kanë triumfuar në dy sfida në krahasim me skuadrën e Ballkanit që e ka fituar vetëm një.

Skuadra e Ilir Dajës, është në krye të renditjes tabelare me 59 pikë, ndërsa të drejtuarit e Zekirija Ramadanit kanë dy pikë më pak në vendin e dytë.

Në 5 ndeshjet e fundit Ballkani ka arkëtuar 8 pikë, ndërsa 10 i ka mbledhur skuadra nga Anamorava.

E gabimin e këtyre dy skuadrave po e pret Llapi, ndjekësi i parë i këtyre dy skuadrave.

Ekipi i Tahir Batatinës do të ketë punë më të lehtë në letër, pasi ndeshet me skuadrën e parafundit Fushë Kosovën. Skuadra nga Podujeva ka 55 pikë dhe ndodhet e treta.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

Ndeshje tjetër interesante e ditës së shtunë do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Feronikelit 74, dy skuadra që do të luftojnë për ikje nga barazhi.

Gjilani momentalisht renditet i 7-ti me 33 pikë, dhe një vend më poshtë është Nikli me 30 sosh.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, teksa në tre duelet e luajtura këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, të dy taboret kanë nga 4 pikë, me nga një fitore dhe një barazim.

Malisheva të dielën po ashtu do të ketë një sfidë të vështirë, pasi do ti bëjnë konak ekipit të Prishtinës.

Kjo sfidë është mes vendit të 4-të dhe 5-të, me Malishevën që ka një epërsi numerikore prej 12 pikëve.

Sfida zhvillohet në stadiumin “ Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndeshja e fundit do të jetë ajo mes skuadrës së Dukagjinit që është në vendin e 6-të dhe Lirisë që tashmë veç se është përshëndetur me Superligën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.