Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërron jetë në QKUK burri që u aksidentua para rreth një jave në Prizren

Gazeta10
20 April 2024 - 11:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar para rreth një jave në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 14.04.2024, 13:25. Lidhur me rastin më datën 19.04.2024 viktima mashkull kosovar, që ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.