Gazeta10

Lista Srpska reagon: Ishim të gatshëm t’i ndërrojmë kryetarët, por s’deshëm të luajmë “lojën e regjimit në Prishtinë”

Subjekti politik, Lista Serbe, ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Ky subjekt politik që hapur e pranon afërsinë me Beogradin zyrtar, ka deklaruar se procesi i sotëm ishte “një shfaqje e Kurtit”.

Lista Serbe përmes një deklarate të lëshuar në Facebook, të dielën, kanë thënë se ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë siç e quan ky subjekt politik “pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë”.

“Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tutje, Lista Serbe thotë se “dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me armë të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit”, sipas kësaj partie.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se referendumi dështoi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe.

NË FOKUS

Screenshot 2024-05-15 120203
Detaje për vrasjen e 37-vjeçarit, dy të arrestuarit u zbuluan nga letra që e la i vetëvrari dhe nga pamjet e kamerave
Screenshot 2024-05-16 101903
A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?
LAJMI-I-FUNDIT
E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet (FOTO)
auto_-640-0-2a478c5587072ffb2975d9e2b582cc951715548892
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
aksident-1-780x470-1-600x360-1
Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar
lumbardhii
“Ajo ka kërkuar ….”, Lumbardhi tregon se pse u shkëputen me Kaderin
polii
Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin
Screenshot 2024-05-14 132948
E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan