Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është rezultati i procesit të votimit për po kundër largimit të kryetarëve nga 4 komunat veriore

Gazeta10
22 April 2024 - 16:30

Në katër komunat në veri, dje është votuar për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sot janë bërë të ditura rezultat e këtij procesi. Në Leposaviq 6 qytetarë kanë votuar për largimin e Lulzim Hetemit dhe 129 tjerë kanë votuar jo.

Në Zubin Potok, për Izmir Zeqirin asnjë votë ska qenë kundër largimit, ndërkohë 18 kanë votuar për jo.

Në Zveçan, figuron vetëm një votë pro që Ilir Peci të vazhdojë të jetë kryetar i kësaj komune.

Ndërsa për Mitrovicën e Veriut, 12 vota kanë qenë pro largimit të Erden Atiqin ndërsa 99 jo.

Detaje për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill.

Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta.

Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.