
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se nuk do të këtë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë derisa në fuqi është Rezoluta 1244 dhe është KFOR-i në Kosovë.
Sipas tij, KFOR-i është mision ushtarak që mbron rezolutën 1244, raporton gazeta10.
“Ne po kemi dëshirë që KFOR-in të konsiderojmë si NATO, mirëpo KFOR-i është një mision ndërkombëtarë për ta ruajtur Rezolutën 1244 dhe kjo rezolutë e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë Humolli në emisionin ‘Raport’ në Kanal10.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia bëjë të qartë qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovës se shtetësia e Kosovës ka marrë fund dhe kthim prapa s’ka. /Gazeta10/