Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi për deklaratën e Liburn Aliut: Vetëvrasje politike!

Gazeta10
22 April 2024 - 21:52

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar ballafaqimin e Vjosa Osmanit dhe Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi e ka quajtur vetëvrasje politike deklaratën e Liburn Aliut për shtetin e përkohshëm, raporton gazeta10.

Sipas tij, ashtu siç është vetëvrasje politike për Aleksandar Vuçiqin sulmi në Basnjskë, për pushtetin në Kosovë është vetëvrasje politike deklarata e Luburn Aliut.

“Vetëvrasje politike është sulmi i Vuçiqit me paramilitaret e tij në veri të Kosovës me 24 shtator. Vetëvrasje politike nga ana jonë është deklarata e Liburn Aliut të cilën e përmenden rusët dhe presidenti i Serbisë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.