Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani uron komunitetin turk: Ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit

Gazeta10
23 April 2024 - 16:09

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar turqit e Kosovës në Ditën e Komuniteti turk.

Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe se këtë e bën në vazhdimësi.

“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. Urime Dita e Komunitetit turk!”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.