
Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës.
Palestra “13 Qershori” në Suharekë do të jetë nikoqire e ndeshjes së dytë mes Yllit dhe Pejës.
Ylli udhëheq 1:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-Offit”, pasi që e mposhti në “Karagaç” Pejën me shifrat 87:84.
Kampionia do të synojë vetëm fitoren sot që ta barazojë serinë në 1:1, kurse Ylli kërkon fitoren që ta ngrit epërsinë në 2:0.
19:00 KB Ylli – KB Peja (Palestra e Sporteve “13 Qershori” – Suharekë)