Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tensionet mes tifozëve dhe kryesisë së Dritës vazhduan edhe jashtë stadiumit, policia ndal disa nga të dyja palët

Gazeta10
24 April 2024 - 21:02

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan, pati tensione të mëdha mes tifozëve “Intelektualët” dhe klubit gjilanas.

Drita u eliminua nga Prishtina në gjysmëfinale dhe tifozët kërkonin llogari nga klubi të pakënaqur me rezultatin dhe dyshimet për lëshim të ndeshjes.

E tensionet mes dy palëve kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit.

Dikush nga kryesia e klubit të Dritës ka shkuar te kryesia e “Intelektualëve” dhe aty ka eskaluar situata.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në njërën nga pronat e liderit të “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti, teksa ka intervenuar edhe policia, merr vesh Gazeta10 nga burime të afërta me zhvillimet.

Gazeta10 ka provuar të marrë informacionet nga Policia në Gjilan, por deri në publikimin e këtij artikulli ata kanë qenë të paqasshëm./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.