Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dërgohet në mbajtje për 48 orë burri që sulmoi dy gra në një parking në qendër të Prishtinës

Gazeta10
25 April 2024 - 10:21

I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Pas identifikimit nga ana e Policisë, ai u arrestua në qytetin e Pejës, raporton Gazeta10.

Ndërkaq sot i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë e konfirmon zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit, për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I njëjti është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj për Gazeta10.

I dyshuari është arrestuar dje pak orë pasi është publikuar videoja që tregonte sulmin ndaj dy gruave.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht i kishte shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas shoferet e dy veturave të aksidentuara i kishte sulmuar fizikisht./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.