Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 31-të në Superligë

Gazeta10
25 April 2024 - 16:11

Xhiroja e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët me short.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari kryesor Lirim Jashari, me takimin që luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërsa, ndeshjen tjetër me ndikim direkt në garën për titull, atë mes Gjilanit e liderit Ballkanit, do ta udhëheqë Dardan Çaka.

Dueli tjetër interesant mes Dukagjinit dhe Dritës do të drejtohet nga Alban Shala, takim ky që luhet në qytetin e Klinës në stadiumin “18 Qershori”.

Ndërkaq, të shtunën duelin mes Fushë Kosovës dhe Lirisë do ta gjykojë Genc Nuza si kryesor, i cili vie në këtë ndeshje pas takimit gjysmëfinal në Kupën e Kosovës mes Dritës e Prishtinës.  

Ballafaqimin mes Feronikelit ’74 me Malishevën do ta drejtojtë gjyqatri i shumëpërfolur në Superligë këtë edicion, Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 15:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.