Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilli i Prindërve në Pejë organizon marsh, kërkojnë rikthimin e procesit mësimor

Gazeta10
16 September 2022 - 17:19

Këshilli i prindërve në Pejë të hënën do të organizojë marsh në qendër të qytetit, prej orës 12:00 deri në orën 12:30.

Me moton “Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, ata po kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të fillojnë procesin mësimor.

“Të hënën nga ora 12:00, nën organizim të Këshillit të prindërve në Pejë, mbahet marshi me moton: Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, thuhet në njoftimin për media.

Këshilli Drejtues i Shkollës “Hil – Mosi” në Pejë u ka bërë thirrje prindërve që me fëmijët e tyre (nxënës të kësaj shkolle), të marrin pjesë në këtë marshim.

“Po ashtu ju informojmë se paraprakisht ky aktivitet ka lejen e Komunës së Pejës, dhe të Policisë së Kosovës, ku këta të fundit do të kujdesën për sigurinë e këtij marshi!”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.