
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja për të trajtuar tema të ndryshme, gjersa kësaj here do t’ia kushtojmë kohën ngjarjeve të fundit te Drita.
Në studio është i pranishëm edhe Granit Tërstena, kolegu ynë gazetar nga IndeksOnline.
Ai I jep të drejtë tifogrupit “Intelektualët” karshi klubit rreth drejtorit sportiv, Valon Zymberi.
“’Intelektualët’ kanë të drejtë kundrejt klubit rreth Valon Zymberit. Ai i ka provokuar, është afruar te tifozët pas humbjes. Unë i jap gjithmonë të drejtë tifozëve, pasi ata i kanë qëndruar klubit gjithmonë afër, edhe në momentet më të vështira të klubit” – tha ai.