
Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Serbia mund ta sulmoj ushtarakisht Kosovën.
Këtyre zërave i ka dhënë ‘flakë’ një deklaratë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase ku ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për luftë me Serbinë.
Mirëpo gjatë ditës ka reaguar Bislimi i cili ka thënë se deklarata e tij është keqcituar.
Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se duhet të sqarohet nëse Besnik Bislimi e ka pas fjalën për konflikt apo luftë.
Nëse flasim për konflikt, sipas Ramës, Serbia nga vitit 1999 në vazhdimësi ka qenë e interesuar të shkaktojë një destabilitet në Kosovë përmes një konflikti të kontrolluar.
“Nëse i është referuar konfliktit, Besnik Bislimi ka të drejtë të thotë këtë dhe me të drejtë Kosova çdoherë duhet të jetë e shqetësuar sepse qarqet serbe të ndikuara nga Rusia mund të nxisin një destabilizim në Ballkan”, ka thënë Rama në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Tutje ai ka theksuar se nëse Bislimi e ka përmendur luftën, kjo sipas tij nuk qëndron.
“Sepse lufta ka mbaruar dhe investimi 25 vjeçar i KFOR-it se paramendon pikën zero”, ka thënë Rama. /Gazeta10/