Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Serbia mund ta sulmojë Kosovën kur t’i thotë Rusia

Gazeta10
29 April 2024 - 22:02

Deklarata për luftë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase ka nxitë debat në Kosovë.

Për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Komentatori politik, Blerim Gashi nuk e përjashton një sulm ushtarak të Serbisë mbi Kosovën, raporton gazeta10.

“E kemi një Serbi që e pret momentin strategjik me intervenua jo me ‘dardha të dukta’ e as me para, por me bomba dhe armatim me të sulmua ty”, ka thënë Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka thënë se kjo mund të ndodh në momentin që merr sinjal nga Rusia.  “Është në interesin strategjik të Rusisë për të hapur konfliktin edhe në Ballkan”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.