Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Opozita sërish protesta për largimin e Erion Veliajt, gjuhen edhe molotovë

Gazeta10
30 April 2024 - 20:07

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë zhvilluar të martën tjetër protestë përpara Bashkisë së Tiranës, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Është hera e pestë që po ka protesta në kryeqytetin e Shqipërisë pas arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë me urdhër të SPAK-ut.

Edhe sot, në drejtim të ndërtesës së Bashkisë, protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe tymuese.

Në protestë marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.

Gjatë qëndrimit në SPAK, Veliaj tha se dha të gjitha sqarimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.