
Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit në orën 11:00, të enjten më 2 maj, të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets.
Biletat që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.
Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e EURO 2024 në stadium.
Ashtu si me fazat e mëparshme të shitjeve, biletat pritet të shiten shumë shpejt, veçanërisht për ndeshjet me kërkesa të larta, siç janë ndeshjet që përfshijnë vendin pritës Gjermaninë ose vetë finalen.
Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje.
Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.