Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen në kufirin Serbi-Kroaci shoferi dhe konduktori i një autobusi nga Kosova, iu gjetën mbi 1 mijë e 600 pako cigare pa banderola

Gazeta10
01 May 2024 - 13:47

Dy persona, shoferi dhe konduktori i një autobusi nga Kosova, janë arrestuar në kufirin Serbi-Kroaci, pasi zyrtarët kufitarë kanë gjetur cigare të fshehura pa banderola.

Policia në këtë autobus ka gjetur gjithsej 1.678 paketa cigare në një pjesë të fshehur, e cila thotë se ka një vlerë prej rreth 6 mijë euro, bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.