Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe sulmit me thikë në Podujevë

Gazeta10
01 May 2024 - 17:42

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.