Sport

“Muri i verdhë” qëndron stoik përballë yjeve të PSG-së, Dortmundi fiton “luftën” e parë me super lojë

Gazeta10
01 Maj 2024 - 23:00

Borussia Dortmundi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat 1-0 përballë Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi e barabartë, me dy skuadrat që kishin shanse të shënonin më herët.

Por, Dortmundi nuk u dorëzua dhe luftoi për çdo top, ndërsa shënuan golin e epërsisë në minutën e 36-të.

Ishte Niclas Fullkrug që shënoi për 1-0 me një asistim të Nico Schlotterbeck, që e shërbeu në mënyrë perfekte.

Në miutën e 44-të, Marcel Sabitzer dështoi të shënonte nga afërsia, por edhe Donnarumma bëri një pritje bravoroze.

Në këta 45 minutat e parë u pa një angazhim i madh i lojtarëve të Dortmundit, që nuk u dorëzuan për asnjë moment.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm nga PSG, që rrezikuan me anë të Kyian Mbappes (51’), por shtylla shpëtoi Dortmundin. Në të njëjtin aksion, sërish shtylla ishte në anën e skuadrës nikoqire, ndërsa Achraf Hakimi ishte lojtari që rrezikoi.

Pas vetëm tre minutash, Mbappe ishte sërish para portës së Dortmundit, por Kobel ishte kësaj here në vend.

Vendasit u këndellën pas këtyre rasteve, ndërsa krijuan raste me anë të Jadon Sanchos dhe Fullkrug (60’ dhe 65’), por asnjëri nuk arriti të shënonte.

Ousemane Dembele në minutën e 72-të nuk ia doli të mposhte Kobelin nga afërsia, me portierin që bëri pritje bravoroze.

Francezi dhe Vitinha lëshuan shanse të arta pas dhjetë minutash, me të dy që nuk ia dolën të shënjëstronin kuadratin.

Julian Brandt (84’) mendoi se kishte shënuar, mirëpo Marquinhos ioshte heroi i PSG-së.

Ndeshja e dytë në Paris që luhet të martën e javës së ardhshëm me gjasë do të ketë edhe më shumë spektakël, aty ku do të përcaktohet finalisti i parë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.