
Mirlind Daku ka treguar paraqitje pozitive gjatë këtij edicioni në nivelin elitar të futbollit në Rusi.
Gjatë këtij sezoni aktual ai ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 4 asiste në 24 paraqitje
Daku është përzgjedhur që të “luftojë” për dy çmime në kampionatin rus, si lojtari më i mirë i sezonit dhe sulmuesi më i mirë, shkruan Indeksonline
Tifozët kanë të drejtën të votojnë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj.