Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E lidhi, e rrahi, e dhunoi”, nëna e 18-vjeçares nga Kaçaniku jep detaje tronditëse (VIDEO)

Gazeta10
03 May 2024 - 17:36

Një 18 vjeçare me probleme mendore nga komuna e Kacanikut dyshohet se u dhunua për dy ditë rreshtë në një motel në Ferizaj nga një person i moshës madhore.

Nëna e saj rrëfeu se pas dy dite vajzën e solli në lagje personi i cili e kishte dhunuar, raporton Gazeta10.

“E kom thirrë policinë e kom raportu të zhdukur, pasi erdhi vajza të shtëpia, ai person e kish rrah e kish bo krejt zi, edhe sytë ju kishin ajtur krejt sheja”, tha ajo për Kanal10.

Nëna e vajzës shqetësohet se vajza mund të mbesë shtatzanë pasi kjo e fundit ka probleme mendore dhe fizike dhe nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur.

Për më shumë detaje ndiqni videon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.