Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia arreston tre persona për tentimvrasje dhe pjesëmarrje në rrahje dhe një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Gazeta10
04 May 2024 - 17:20

Policia Rajonale ka arrestuar katër persona në Ferizaj, tre të kërkuar për rastin ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje ” dhe një person i kërkuar me “Urdhërarrest ndërkombëtar”.

Ata janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në një rast që kishte ndodhur më 17 tetor të vitit të kaluar.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja kishte ndodhur në një lokal në Ferizaj, ku ishin raportuar të shtëna me armë. Aty  pas një zënke një person me armë të zjarrit (pistoletë) kishte shtënë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa ishin përfshirë edhe në rrahje dhe tre të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

Katër të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar gjatë ditës së djeshme. Ata janë kapur në Ferizaj në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë legjitimit të personave dhe kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë zjarri ( pistoleta) dhe sasi e municionit. Ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë, konkretisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve me dyshimin si persona të kërkuar, të përfshirë në raste kriminale, ndërsa tre nga ta kanë prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme.

Gjatë verifikimit të personave ka rezultuar se tre personat ishin të dyshuar dhe të kërkuar për rastin në Ferizaj të datës 17.10.2023:

– A.K , mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 45 vjeçar, i dyshuar për ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje

– S.R , mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 40 vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje

– F.T, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 40 vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje.

Ndërsa, personi B.K, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 42 vjeçar, ka rezultuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.