Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndeshja e fundit në Champions League, Orsato nuk i mbante dot lotët mbrëmë

Gazeta10
08 May 2024 - 14:22

 Skuadra e Borussia Dortmundit mbrëmë arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti minimalisht 1:0 Paris Saint-Germain.


Duartrokitje të mëdha pas ndeshjes mori edhe gjyqtari italian, Daniele Orsato.

Për Orsaton kjo ishte ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij. Prandaj pasi përfundimit të ndeshjes ai u pa shumë i emocionuar dhe duke derdhur lot.

Të gjithë kolegët më pas iu afruan gjyqtarit italian për të ngushëlluar.

Edhe pse kjo ishte ndeshja e tij e fundit në UEFA Champions League, Orsato karrierën nuk e mbyll këtu – pasi ai do të jetë pjesë e Euro 2024 që nis nga muaji qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.