Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq para ushtrisë serbe: Kosovën nuk ia japim askujt, do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të atdheut tonë

Gazeta10
17 September 2022 - 16:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë para ushtrisë serbe se Kosovën nuk do të ja jep askujt, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se do të mbrohet çdo pëllëmbë e Serbisë.

“Kosovën as asgjë tjetër nuk do t’ia japim askujt, do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të atdheut tonë”, tha Vuçiq, shkruan Anadolu Agency.

Tutje, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk e kërcënon askënd dhe se po ndjek rrugën e neutralitetit ushtarak.

 “Serbia dëshiron të ndjekë rrugën e neutralitetit ushtarak dhe ne po e bëjmë këtë me një hap të matur dhe të sigurt, të matur sepse nuk kërcënojmë askënd dhe të sigurt sepse kujdesemi për çdo ushtar”, ka shtuar Vuçiq. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.