Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama për takimin Kurti-Krasniqi: Ka një ujdi për të shkuar vendi në zgjedhje

Gazeta10
13 May 2024 - 21:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për darkë pune liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Komentatori politik, Fidan Rama thotë se është punë e kryer që në takim Kurti dhe Krasniqi janë pajtuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Duke komentuar deklaratat e Kurtit dhe Krasniqit pas takimit, Rama ka thënë se është qeshje e kryer si ujti mes PDK-së dhe Vetëvendosje për të shkuar vendi në zgjedhje, raporton gazeta10.

‘Për një arsye, Memli Krasniqi përmendi qershorin si opsion me të afërt të mundshëm për të shkuar në zgjedhje, në anën tjetër Albin Kurti vet e konfirmoj që për ta si parti është me mirë pranvera, ndërsa ka mbetur të shihet vetëm edhe qëndrimi i LDK-së dhe AAK-së’, ka thënë Rama, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, në aspektin legjislativ Vetëvendosje me PDK-në dhe minoritetet e arrijnë numrin e mjaftueshëm të 80 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.