Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen Matoshi: Pas disa viteve keni me i mëshu kokës…!

Gazeta10
13 May 2024 - 22:30

Ftesa e kryeministrit Albin Kurti për liderët e partive politike në vend ka ngjallë debat në studion e ‘Politiko’ në Kanal10.

Kësaj ftesë i është përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

E pas takimit që zgjati mbi dy orë, Kurti dhe Krasniqi kanë pranuar se temë diskutimi ishte edhe koha për shkarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka qenë kritik ndaj Albin Kurtit. Sipas tij, Kurti po ja humb Kosovës 10 vjet me veprimet e tij që ka bërë gjatë kësaj qeverie.

Matoshi  në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 nuk e ia kursyer kritikat edhe ndaj panelistëve Blerim Gashi e Krenar Shala të cilët vazhdojnë të mbrojnë qeverisjen e Albin Kurtit.

‘Pas disa viteve keni me i mëshu kokës…’, ju është drejtuar Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.