Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçaku i bindur se do të arrihet marrëveshja për çështjen e dinarit

Gazeta10
13 May 2024 - 23:36

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është shprehur i bindur se do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lajçak ka konfirmuar se do të jetë nikoqir i takimit në fund të kësaj jave mes ndërmjetësuesve nga Kosova dhe Serbia.

“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për të gjithë ata që janë prekur nga rregullorja e BQK-së. Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por kjo lyps fleksibilitet dhe kompromis nga dy palët”, ka thënë Lajçaku në një postim në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.