Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi takohet me Hovenier: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

Gazeta10
16 May 2024 - 14:51

Kryetari i Partisё Demokratike tё Kosovёs, Memli Krasniqi ka pritur sot nё takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi ka njoftuar se me ambasadorin Hovenier kanё diskutuar pёr zhvillimet e fundit politike nё vend.

Statusi i plotё i Krasniqit:

Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.