Sport

“Ringjallja” e Chelseat, goleadori: Merita e Pochettinos, e duam të gjithë

Gazeta10
16 Maj 2024 - 17:48

Chelsea e ka marrë veten në vitin 2024. Suksesi 1-2 në fushën e Brightonit ishte i katërti radhazi në Premier League. Skuadra e Mauricio Pochettinos ka humbur vetëm një nga 14 sfidat e fundit në kampionat: atë ndaj Arsenalit (5-0).

Cole Palmer , autori i golit të parë në triumfin e fundit, ia kaloi Mauricio Pochettinos të gjithë meritat e “ringjalljes” së Chelseat. Duke theksuar se skuadra ka një respekt të veçantë për teknikun argjentinas.

”Kishim nevojë për tri pikë, dhe ia dolëm t’i merrnim. Vuajtëm disi në fund, por tashmë jemi në vendin e gjashtë (Conference League). Chelsea është një klub i madh, dhe është normale që të gjithë presin që të renditemi më mirë se vendi i gjashtë.

Por, nuk duhet të harrojmë se ku ishim në fillim të sezonit, kështu që rikthimi në Europë është i rëndësishëm dhe hapi i duhur. E gjitha kjo është merita e trajnerit.

Të gjithë ne futbollistët e duam trajnerin. Duam të luftojmë edhe për të”, u shpreh 22-vjeçari anglez, një ndër më të mirët e “Bluve të Londrës”. Autor i 22 golave dhe 10 asistimeve gjatë këtij edicioni në Premier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.