
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar në Facebook ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se sërish në Kosovë mund të ketë luftë, raporton Gazeta10.
“Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet”,ka shkruar Klinaku.
Kurti, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, ka përmendur stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, derisa thotë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se s’do të ketë kurrë më konflikt./Gazeta10.