
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Për këtë dështim, deputeti i pavarur Haki Abazi e ka bërë fajtore qeverinë e Albin Kurtit.
Sipas tij, kryeministri Kurti është mashtrues dhe përçarës.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Abazi ka thënë se Kurti ishte zotuar para shteteve evropiane për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nëshkruara me Serbinë.
‘Mund të jetë Franca apo dikush tjetër që e qet kushtin dhe thtoë se me qe jeni zotuar këtu në letrën tuaj për zbatim, atëherë zbatimin po e kërkojmë tani’, ka thënë Abazi. /Gazeta10/
Deklaratën për këtë temë e gjeni me poshtë: