Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pse nuk guxuan të konsultohen Qeveria Kurti me Osmanin? – Abazi ka dy arsye

Gazeta10
17 May 2024 - 18:26

Ditëve të fundit në media është raportuar për një përplasje mes Qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Shkak për këtë është bërë një letër e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani ka thënë se për dërgimin e kësaj letre nuk ka pas koordinim dhe se ajo nuk ka qenë në dijeni, raporton gazeta10.

Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emisionin ‘Raporti’ ka treguar arsyet pse Qeveria Kurti nuk ka guxuar të konsultohet me presidenten Osmani për dërgimin e kësaj letre në KiE.

‘Njëra është qe ajo do t’i vendoste në letër rekomandimet për ndryshimin që duhet të përfshinin në opinionin ligjor të Gjykatës Kushtetuese për Draft-statutin e dërguar nga Lajçak’ ka thënë Abazi.  /Gazeta10/

Përgjigjen e tij e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.