
Mungesa e parkingut në restorantet e Sllatinës detyron familjaret e maturanteve te parkoje makinat në njërën korsi.
Në magjistralen Prishtinë-Pejë janë krijuar kolona të gjata si rezultat i makinave të shuma të cilat janë ndaluar skaj rrugës si rezultat i përcjelljes së maturanteve drejt vendit ku do festojnë natën e maturës.
Shumë familjarë të maturantëve makinat e tyre i kanë ndaluar në njërën korsi të magjistrales për shkak të mungesës së parkingut në restorantet afër rrugës, raporton gazeta10.
Për të menaxhuar situatën janë parë edhe patrullat e Policisë së Kosovës të cilët orientonin makinat vetëm në njërën korsi që ishte liruar për qarkullim.
Udhëtarët te cilët shfrytëzojnë magjistralen qe të dërgon drejt Prishtinës dhe Fushe Kosovës sugjerohen ta evitojnë orarin 18:30 deri në 20:30 për qarkullim në këtë pjesë. /Gazeta10/