Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bernard Karrica, më i miri i xhiros së 35-të

Gazeta10
20 May 2024 - 15:04

Me golin e tij, Ballkani siguroi titullin e tretë radhazi në Superligë.

Bernard Karrica hyri nga banka rezervë dhe shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Llapit, për t’i fituar klubit të tij trofeun e Superligës së Kosovës.

Pesha e golit dhe paraqitja e treguar në “Zahir Pajaziti” ishin të mjaftueshme që Karrica të shpallet më i miri i xhiros së parafundit në elitë.

Sulmuesi i krahut shënoi në minutën e 74-të të ndeshjes, pas një kundërsulmi të skuadrës së Ilir Dajës.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës” nga FFK-ja, Karrica u shpreh i lumtur  që u vlerësua si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e parë të këtij edicioni.

“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh që ishte vendimtare. Jam shumë i lumtur që me golin që shënova arritëm të fitojmë dhe të shpallemi kampionë. Ky është sukses i gjithë ekipit”

Ballkani u shpall kampion i Superligës në “Zahir Pajaziti” për herë të tretë në histori, dhe atë radhazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.