Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Gazeta10
20 May 2024 - 16:36

Carlo Ancelotti ka vendosur që Arda Guler nuk do të huazohet sezonin e ardhshëm. Por, kjo nuk është e gjitha.

Sipas Relevo, trajneri italiani dëshiron që sensacioni turk të luajë një rol të avancuar në mesfushë sezonin e ardhshëm.

Ancelotti e sheh atë si trashëgimtarin e Luka Modric dhe një konkurrent për Jude Bellingham.

“Për Ardan, sa më afër golit, aq më mirë. Ai është shumë efektiv, ka shënuar shumë gola me pak goditje dhe ka një talent të veçantë për t’u treguar më afër portës sesa më larg”, deklaroi Ancelotti.

Problemi me këtë plan është se Guler mund të mos marrë aq shumë kohë për të luajtur sezonin e ardhshëm me Bellinghamin ende përpara tij në renditje.

Modric ka të ngjarë të qëndrojë në klub dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në shanset e Guler për të luajtur rregullisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.