Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani në epërsi ndaj Prishtinës pas 45 minutave të parë

Gazeta10
22 May 2024 - 15:53

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Pas 45 minutave të para janë kampioni në fuqi i Kosovës që kanë krijuar epërsi prej 1-0.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.

Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.

Kësisoj Ballkani shkoi në pushim me epërsi minimale, derisa pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë pasi Prishtina kërkon me çdo kusht triumfin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.