Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi diskuton me ambasadoren greke për heqjen e masave nga BE-ja

Gazeta10
22 May 2024 - 18:34

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur të mërkurën shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Ambasadores greke Krasniqi ia ka shprehur qëndrimin se Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sa më parë masat penalizuese ndaj Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese. Zonjën Vakali e falënderova për vizitën dhe diskutimin konstruktiv”, ka thënë Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.