Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Camaj rrëfen përpjekjen për të ikur nga burgu: “Gjuajtën, u rrëzova – menduan që më vranë…”

Gazeta10
22 May 2024 - 21:28

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Blerim Camaj, i mbijetuar i kësaj masakre ka thënë se as herë që vjen në këtë vend i ripërjeton tmerret që kishte përjetuar 25 vjet me parë, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se 25 vjet me parë në burgun e Dubravës kishte ndodhur një kasaphane e vërtetë.

Camaj ka treguar se me 21 maj kishte tentuar të ikte nga burgu me disa të shokë.

Ky tentim gati i kishte kushtuar me jetë.

“Na kanë vërejtur gardianët. Ata për tu mbrojtur nga bombat e NATO-s u vendosshin nëpër istikame afër murit. Si na kanë vërejtur kanë filluar të shtënat edhe unë jam rrëzuar dhe ata menduar që me kanë vrarë, e ngrita kokën e pash qe janë duke ardhur në drejtim timin dhe atëherë jam kthyer prapa për t’u futur në burg për tu përzierë me të burgosurit”, ka thënë Camaj në rrëfimin e tij. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.