Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një foshnje njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF të Istogut

Gazeta10
24 May 2024 - 9:31

Një foshnje rreth një muaj e gjysmë ka ndërruar jetë në qytetin e Istogut.

Policia njofton se foshnja është dërguar pa shenja jete në QKMF, dhe se vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, bëhet e ditur nga policia.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.