Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Greva e ka humbur çdo kuptim, ftoj mësimdhënësit tu kthehen shkollave

Gazeta10
18 September 2022 - 21:00

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë të dielën se me ftesë të Avokatit të Popullit, të shtunën bashkë me zvkryeministrin, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Muratin janë takuar më Avokatin e Popullit për të cilin kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj ka thënë se është angazhuar si ndërmjetës mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist.

“Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka treguar se sot kanë pranuar një letër nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj të cilën e kanë shqyrtuar dhe menjëherë i kanë kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga Sbashk-u dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon”, ka vazhduat tutje Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka shtuar se “fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”.

“Sbashk-u tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, ka thënë ajo.

Po ashtu ka bashkangjitur edhe shkresën me propozime të Avokatit të Popullit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.