Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lëndohet rëndë një person në Gjakovë, pati kontakt me mjet shpërthyes

Gazeta10
25 May 2024 - 18:49

Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj i Bokës-Gjakovë”, ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje bëhet e ditur se policia i është përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.