Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me katër urdhëresa të gjykatës

Gazeta10
29 May 2024 - 13:31

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Z (23-vjeçar) pasi i njëjti po kërkohej me katër udhëresa nga gjykata.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri është arrestuar nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër (4) urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej 3 vjet e 9 muaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.