
Sipas raportit 24 orësh policor, është njoftuar se është tentuar të vritet një mashkull Kosovar me armë zjarri në Fushë Kosovë me datën 18 shtator, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, rastin e ka raportuar vet viktima në polici, ku ka thënë se një person I panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij dhe se nuk ka të lënduar.
“Rr. “Dardania”, Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar.”/Gazeta10.