Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

23 vite pas fotgorafi i New York Times, Wade Goddard vjen në Kosovë: Jam i mahnitur me ndryshimet

Gazeta10
30 Maj 2024 - 21:03

Fotogazetari i New York Times nga Zelanda e Re, Wade Goddard për herë të parë pas 23 vitesh vjen në Kosovë.

Ai ka qenë një fotogazetar i cili i ka mbuluar luftërat, më saktësisht luftën në Kosovë dhe atë në Maqedoni.

Ai tregon se gjatë mbulimit të luftës në Maqedoni, në vitin 2001 kishte probleme në kufi më Serbinë, raporton Gazeta10.

“Udhëtimi i fundit në Kosovë ka qenë në vitin 2001, e kam mbuluar në atëkohë luftën në Maqedoni dhe derisa isha duke e mbuluar si ngjarje kishte disa probleme atëkohë në kufirin me Serbinë, nuk më kujtohet saktë emri i rajonit por më kujtohet që kishte përleshje në kufi atëkohë”, tha ai në Kanal10.

Goddard shton se është mahnitur me ndryshimet që janë bërë në shtetin e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.