
Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte informacione për atentat vrasjeje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet, shkruan A2 CNN, transmeton Gazeta10.
Personi tretë në listë ishte edhe Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës njëherësh edhe ish-komandanti i UÇK-së.
Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha, objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti dhe i fundit ishte kryeministri Albin Kurti.
Një prej aksioneve të suksesshme të luftës së UÇĶ në Vaganicë, drejtohej nga komandanti Ismet Haxha kundër paramilitarëve serbë, e cila ndodhi më 6 prill të vitit 1999, rreth orës 11 të paraditës./Gazeta10.