Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike, para të gatshme dhe disa telefona

Gazeta10
05 June 2024 - 9:21

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personit të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, janë sekuestruar disa qese me marihuanë.

Gjatë bastisjes jane gjet edhe telefona dhe mbi 100 euro para të gatshme, mëson  Sinjali.  

Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.