Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haki Abazi thotë se Qeveria e Kosovës në vitin 2021 nënshkroi kontratë me kompaninë e Radoçiqit

Gazeta10
05 June 2024 - 11:32

Deputeti Haki Abazi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në vitin 2021 nënshkroi kontratë me kompaninë e Milan Radoçiqit

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një kontratë që sipas tij është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Rad” në vlerë 574 mijë euro.

Sipas Abazit, kjo kontratë është e vitit 2021, dhe kjo kompani i përket terroristit serb, Milan Radoiçiq.

“Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës”, ka shkruar mes tjerash Abazi në Facebook.

Tutje ai ka thënë se kontrata në fjalë e vërteton bashkëpunimin e qeverisë me Radoiçiqin.

“Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radoiçiq”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.